Pasi ka pyetur administratoren e vendosur nga gjykata për falimentin e Kurum, Prokuroria i kërkon kësaj kompanie një sërë dokumentesh për transaksionet me shoqërinë Ikona, që përfaqësohet nga Lefter Sota.
Një burim i tha Top Channel se Ikona dhe Kurum rezulton të kenë patur marrëdhënie financiare, por përmes bankave. Për shkak se dëshmitarët e Kurum të pyetur këmbëngulin se nuk prisnin asnjë takim me te, prokuroria e dyshon burimin e tyre e për këtë arsye e ka bashkangjitur me dosjen Habilaj.
Por, ndërsa ka nisur edhe hetimin pasuror për 25-vjeçarin , pritet që i njëjti veprim të ndiqet edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim për dyshimet e korrupsionit dhe të trafikut.
Ai është shprehur më herët në gjykatë se 863 mijë eurot i ishin dhënë nga i ati për t’ja dorëzuar Kurum, një version ky që mbështetet edhe nga Lefter Sota.
Prokuroria e Krimeve të rënda nuk e ka thirrur ende biznesmenin Lefter Sota, i cili argumenton se shuma do të lihej si garanci për blerjen e 4 mijë tonëve hekur.
Aktualisht Prokuroria po verifikon pasuritë e tij, pas informacioneve se njëra nga banesat e tij gjendet në të njëjtën ndërtesë ku jeton edhe ish-ministri.
Top Channel