Çfarë ndodhi në Crans-Montana? Zjarri në bodrum, shpërthimet dhe një derë e vetme për të dalë: dinamikë dhe shkaku i një tragjedie me 47 viktima Presidenti rus Vladimir Putin kërkoi që ushtarët elitë të forcës më të re luftarake në vend, pikërisht Gardës Kombëtare, të mbrojnë guvernatorët rajonalë të vendit.
Propozimi i Putin është pjesë e një ligji që pritet të miratohet shumë shpejt nga parlamenti i kontrolluar nga partia e presidentit. garda kombëtare u krijua vitin e shkuar dhe drejtohet nga ish truproja e Putin, Viktor Zolotov, një aleat i vjetër dhe një nga njerëzit më të besuar të presidentit.
Putin emëroi 11 guvernatorë të rinj para zgjedhjeve presidenciale të marsit të ardhshëm dhe ekspertët mendojnë se angazhimi i Gardës Kombëtare në rajone është pjesë e planit të tij për të kërkuar mandatin e katërt.
Me ligjet aktuale ruse, truprojë speciale kanë vetëm Presidenti, Kryeministri, krerët e Parlamentit dhe drejtësisë si dhe zyrtarë të huaj që vijnë për vizitë.
Shtrirja e këtij privilegji tek guvernatorët, sipas analistëve thjesht i vendos ata nën kontroll më të rreptë të Kremlinit. Garda kombëtare ka detyra si lufta ndaj terrorizmit apo ruajtja e centraleve bërthamore dhe dislokimi i saj në rajonet dhe republikat e Rusisë është një mjet shumë efikas për të shtypur çdo problem në lidhje me zgjedhjet.
340 000 trupat e gardës janë nga më të përgatiturat në Rusi dhe mbi të gjitha, komanda e saj i raporton drejt për drejt Kremlinit, duke anashkaluar ministrinë e mbrojtjes dhe atë të brendshme. vetë putin kohë më parë e paralajmëroi një hap të tillë, duke thënë se Rusia duhet të mbrohet nga revolucionet shumëngjyrëshe, si ato që rrëzuan presidentët në Ukrainë, Gjerogji dhe Kirgistan.
Top Channel