Banorët e Hong Kongut që nuk respektojnë himnin kinez do të përballen me 3 vite burg.
Parlamenti i Kinës, apo Kongresi Kombëtar i Popullit, ligjin për ofendimin e himnit e ka shtrirë edhe në Hong Kongun gjysmëautonom dhe në Makau.
Qeveria e Hong Kongut, e donimuar nga luajalistët e Pekinit, tashmë kanë nisur t’i përfshijnë këto ndryshime në legjislacionin lokal.
Masat e reja u morën pasi himni kinez u vërshëllye së fundmi disa herë gjatë ndeshjeve të futbollit në Hong Kong, ku ndjenjat antikineze po rriten.
Aktivistët për demokracinë në Hong Kong thonë se ligji i ri do të dëmtojë lirinë e shprehjes në këtë territor, i cili gëzon liri dhe të drejta që në Kinë nuk njihen.
Hong Kongu, një rajon special administrativ i Kinës, ka një sistem ligjor të ndarë, e analistët thonë se është ende herët për të ditur nëse ndëshkimi për talljen e himnit do të jetë po aq i ashpër sa në Kinë.
Aktivistët dhe protestuesit e shumtë, që janë të shqetësuar për kontrollin në rritje të Kinës mbi Hong Kongun, kanë sulmuar dhe ofenduar himnin e Kinës që prej vitit 2015.
Ofendimi i himnit është gjetja e fundit në një seri protestash, që morën vëmendjen ndërkombëtare që prej vitit 2014, kur banorët e ishullit bllokuan rrugët kryesore në tentativën e tyre për demokraci.
Top Channel