Basha takon Minnitin: Biseduam për goditjen e të paprekshmëve

03/11/2017 14:00

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti zhvilloi edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimit, Basha foli për mediat duke thënë se vlerëson mesazhin e ministrit italian për të goditur grupet kriminale dhe trafikun e drogës.

“Biseduam me ministrin për gjendjen kritike në vend. Ndamë mendimin për goditjen e të paprekshmëve me ministrin e Brendshëm italian.  Vlerësoi mesazhin e tij për të goditur grupet kriminale dhe trafikun e drogës. E sigurova që PD dhe unë do të vazhdojmë betejën tonë që në Shqipëri të mos ketë më organizata kriminale”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA