Akuza të reja për Spacey, nga sheshxhirimi i “House of Cards”

03/11/2017 09:12

Kevin Spacey e kishte kthyer sheshxhirimin e “House of Cards” në një ambient toksik pune për shkak të ngacmime të tij pafund.

Tetë persona që punojnë në serialin e suksesshëm të Netflix-it apo kanë qënë pjesë e tij në të shkuarën, rrëfyen për CNN-in eksperiencat e hidhura gjatë bashkëpunimit me aktorin e famshem hollivudian.

Njeri prej tyre tha se Spacey e ka sulmuar seksualisht gjatë njërit prej sezoneve të hershme të serialit. Ai, ashtu si edhe të tjerët foli në kushte anonimati nga frika e pasojave profesionale që mund të ketë ngritja e zërit në këtë rast. Spacey, sipas tyre kishte sjelljen e një “grabitqari”.

Komentet e vrazhda, shënjestrimi i pjestarëve të stafit të produksionit kryesisht meshkuj e të rinj, si dhe prekjet e papërshtatshme ishin të zakonshme për yllin hollivudian. Me të tilla dëshmi, apologjia e Spaceyt për personin e parë që e akuzoi, aktorin Anthony Rapp, nuk pi me ujë.

Ai kërkoi ndjesë për një incident të përpara 30 viteve, të cilin tha se nuk e kujtonte sepse kishte qenë i pirë, por pretendimet e reja tregojnë se qendrimi agresiv i Spacey-t është i përsëritur. Publicisti i tij deklaroi të mërkurën se 58-vjeçari po merr trajtim mjekësor pas akuzave të ngritura ndaj tij. Netflix vendosi ta mbyllë serialin popullor ku Spacey është një prej producentëve ekzekutivë.
Ish asistenti që foli me CNN për agresion ndaj tij kur po e çonte aktorin me makinë në sheshxhirimin e ndodhur rreth 50 km larg Baltimores, por kishte vendosur të mos e raportonte incidentin nga frika e pasojave në karrierë.

Top Channel