Gjykata penale e Shkupit jep sot vendimin ndaj 37 të akuzuarve të atij që njihet si “Grupi i Kumanovës” për episodin e armatosur të majit 2015, ku humbën jetën 8 pjestarë të forcave maqedonase të sigurisë dhe 10 persona të organizatës, të cilen prokuroria e akuzon për vepra terroriste.

Vendimi duhet të ishte dhënë që në 17 tetor, por u shty për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të ministrisë së Punëve të Brendshme.

Organi i akuzës kërkon burgim të përjetshëm për 37 të paditurit. Avokatet mbrojtës nga ana tjetër pretendojnë lirimin e tyre në mungesë të provave për kryerjen e një vepre penale. Një pjesë e të akuzuarve janë nga Kosova, përfshi këtu disa ish komandante të UÇK-se si Sami Ukshini, Demë Shehu etj.

Ndërsa 9 apo 10 majin e përpara dy viteve u vranë në rrethana të paqarta Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, për të cilët pjesëtarët e grupit thonë se janë qëlluar pas dorëzimit, ndërsa policia maqedonase e mohon një gjë të tillë. Procesi gjyqësor ka nisur 9 shkurtin e vitit 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA