Anatomia e terroristit me vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej sulmeve të 11 shtatorit, një kafshë sipas presidentit Donald Trump që meriton vdekjen, të çon shumë larg Manhattan-it.
Ekspertët e Byrosë Federale të Hetimit kanë kontrolluar imtësisht celularin e gjetur në furgonin pranë New Jersey një orë përpara sulmit.
Në kartën e tij të memories ka të paktën 90 video propagandë të shtetit islamik, ekzekutime e prerje koke si dhe udhëzime për krijimin e një bombe.
Agjentët federalë kanë bastitur edhe shtëpinë e atentatorit e kanë marrë në pyetje gruan e tij. Nga të dhënat që kanë mundur të sigurojnë deri tani rezulton se Sayfullo Saipov e ka planifikuar atentatin prej javësh të tëra.
FBI-ja po heton gjithashtu mbi një 32-vjeçar uzbek Mukhammadzoir Kadirov, ndonëse nuk ka zyrtarisht informacione mbi përfshirjen e mundshme të tij. BBC-ja foli me një aktivist fetar nga uzbekistani që jeton në SHBA, 38 vjeçari Mirakhmat Muminov, i cili e kishte njohur Saipovin që kur mbërriti për herë të parë në Ohio.
Muminov thotë se kishte një karakter paksa agresiv e kishte kritika ndaj atyre qe nuk e respektonin sipas tij kuranin ashtu siç duhet. “E thënë ndryshe, disa shenja të vogla radikalizimi ekzistonin. Por ne kurrë, për asnjë moment nuk na ka shkuar nëpër mendje se mund të behej terrorist”, u shpreh ai.
Por Saipov nuk ishte aktiv në xhamitë lokale e kjo sipas liderit islamik Hassan Shibly i detyrohet faktit që këto objekte kulti nuk kanë lidhje me ISIS-in, por perkundrazi e minojnë mesazhin e tij për masat.
Policia po kërkon tani të zbulojë se kur ndodhi radikalizimi i 29-vjeçarit. Në kamionçinën e bardhë të përdorur per sulmin u gjetën disa udhëzime që ai mund të ketë ndjekur, por shtypi i huaj thotë se ato ishin në gjuhen arabe dhe sipas Muminov, Saipovi nuk fliste arabisht, megjithëse, sic shton dhe vetë, kishte dy vjet që nuk takohej me të, kohë gjatë së cilës edhe mund të ketë mësuar diçka.
Saipov nuk shfaqi asnjë pendese, tha se do të donte të vriste në vazhdimësi e kërkoi t’i çonin flamurin e ISIS-it në spital.
Top Channel