Meta kundër Ramës: Të mos intimidohen gazetarët
02/11/2017 13:04
Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur në Presidencë një grup gazetarësh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve.
Presidenti tha se kur cenohen gazetarët, është cenuar demokracia. “I bëj apel të gjithë institucionet shtetërore që të veprojnë në mënyrë të menjëhershme dhe shembullore sa herë që ka akte dhune apo përpjekje për akte të tilla ndaj gazetarëve dhe përfaqësuesve të medias, për shkak të përmbushjes së detyrës suaj dhe të realizimit të misionit tuaj”, tha kreu i shtetit.
Top Channel