Me celular në burg, i dënuari për vrasje i kishte në qeli

02/11/2017 14:15

Disa nga shkeljet e publikuara pak kohë më parë nga ministrja e Drejtësisë të konstatuara në sistemin e burgjeve në vendin tonë, kanë përfunduar edhe në gjykatë.

I tillë është rasti i të dënuarit për vrasje, Emiljano Tasho, ndaj të cilit tani rëndon edhe një tjetër dënim penal, ai i futjes së sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim.

Tashos i jane gjetur në qeli në burgun e Vaqarrit, jo një, por dy aparate celulare, njërin prej të cilëve e kishte në dorë në momentin e kontrollit, ndërsa tjetri i fshehur nën krevat.

Kjo është një dëshmi reale se sa e lehtë është të fusësh sende të ndaluara edhe tek të dënuar për vepra të renda penale dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Gjate fazës së gjykimit, Tasho nuk pranoi të jepte asnjë dëshmi mbi mënyrën se si i kishin mbërritur në qeli aparatet celularë, duke marrë kështu një dënim me një vit burg që i bashkangjitet dënimit me 14 vite për akuzën e vrasjes.

Emiljano Tasho është dënuar për vrasjen e Enton Nikës në një prej lokaleve në zonën e Dajtit në nëntor të vitit 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA