CIA publikon dosjet mbi vrasjen e Bin Laden

02/11/2017 10:42

CIA ka publikuar mijëra dokumente, video, audio dhe foto të konfiskuara në maj të 2011 gjatë operacionit të Forcave Speciale Amerikane ku u vra Osama Bin Laden, në Abbottabad të Pakistanit.

Publikimi me një madhësi prej 500 GB, përfshin edhe letrat e “sheikut të terrorit”, komunikimet familjare, foto edhe të liderit të organizatës dhe video të konsideruara “të rëndësishme” nga CIA, “për të kuptuar planet dhe metodat e punës së organizatës terroriste”.

Pjesa më e madhe e materialeve janë në gjuhën origjinale arabe. Përveç dosjeve, janë dhe ato çfarë janë gjetur në kompjuterin e Bin Laden, një “gazetë” e liderit të vdekur të Al Kaedës, 288 faqe të shkruara me dorë.

CIA thekson se disa foto të dokumentacionit u shkrepën “gjatë bastisjes pas operacionit, pasi mendohej se kishte gjëra të nevojshme për të zbuluar plane aktuale për atentat, apo identitetin e elementëve operativë të organizatës”. Në atë kohë ky informacion konsiderohej “i një rëndësie të menjëhershme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA