12 drejtoritë e bujqësisë në të gjithë qarqet e vendit do të shkrihen së shpejti. Sipas ministrit të Bujqësisë, arsyeja është humbja e shumë prej funksioneve, sidomos në dhënien e ekspertizës ndaj fermerëve nëpërmjet specialistëve të bujqësisë.

“Ekstensioni përmes drejtorive të bujqësisë nuk ka funksionuar siç duhet në 4 vite. Drejtoritë e Bujqësisë duke patur forca të pamjaftueshme për të bërë gjithçka, kanë bërë pak nga të gjitha dhe asgjë nuk e kanë bërë për së mbari. Ajo që do të bëjmë për ekstensionin është shkëputja e shërbimit të ekstensionit nga drejtoritë e bujqësisë të cilat do të shkrihen”, tha Peleshi.

Por si do të funksionojë plani i Ministrisë për drejtoritë e bujqësisë? Ministri Peleshi shpjegoi gjatë një interpelancë me deputetin socialist Erion Braçe në Parlament disa detaje të këtij vendimi të qeverisë.

“Do të shkrihen, nuk do të thotë se do të humbasin funksionet, por do të riorganizohen funksionet e deritanishme të drejtorive të bujqësisë. Jemi duke ndërtuar një marrëdhënie bashkëpunimi për të hartuar module trajnimi të përbashkëta për ekstensionistët, për të ndërtuar kartat teknologjike të produkteve bujqësore për ekstensioinistët, për të bërë testimin e ekstensionistëve dhe në rastin e agronomëve që nuk e kalojnë testimin e universitetit Bujqësor të Tiranës, po ndërtojmë një progam kualifikimi të tyre”, vijoi ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA