Turi aziatik i Trump, vizitë në zonën e demilitarizuar

01/11/2017 14:01

Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar të thotë nëse do ta vizitojë apo jo zonën e demilitarizuar në gadishullin korean gjatë turneut të tij të pritshëm në Azi.

Ai do të nisë më 3 nëntor një udhëtim që përfshin ndalesa në Japoni, Korenë e Jugut, Kinë, Vietnam dhe Filipine. Kohët e fundit, ai i tha reporterëve të shtëpisë së bardhë se nuk do të bënte komente për vizitën e mundshme në zonën e demilitarizuar, por shtoi se do t’i surprizonte ata.

Presidentë të mëparshëm amerikanë, në vizita shtetërore në Korenë e Jugut, kanë ndaluar në fshatin Panmunjom dhe në një postë kufitare mbi një kodër, ku gjendet edhe një observator nga i cili mund të shihet e gjithë zona e demilitarizuar.

Që nga vizita e ish-presidentit Ronald Reagan në zonën e demilitarizuar në 1983, Xhorxh Bush ka qenë i vetmi president amerikan që nuk ka vizituar kufirin më të armatosur në botë gjatë kohës së tij në detyrë. Tensionet janë ngritur shumë mes Uashingtonit dhe Penianit si pasojë e testeve të fundit të armëve bërthamore, duke ndezur frikën se një keqpërllogaritje mund të çonte në një konflikt të armatosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA