Pesë miq nga Argjentina janë mes viktimave të sulmit me kamionë në Nju Jork të martën. Tetë vetë u vranë dhe 11 u plagosën pasi shoferi i kamionit goditi njerëzit në një pistë të dedikuar për çiklistët në Manhatanin e poshtëm.
Një 29-vjeçar, emigrant nga Uzbekistani, u qëllua dhe u plagos nga policia ndërsa u largua prej mjetit me të cilin kishte kryer sulmin. I dyshuari raportohet të ketë thirrur “allahu akbar”, ndërsa largohej nga kamioncina.
Zyrtarët menjëherë e klasifikuan atë si sulm terrorist. një shënim u gjet në kamioncinë, në të cilin kishte një referim për shtetin islamik. Vdekja e pesë argjentinasve u konfirmua nga Ministria e Jashtme. Ata ishin pjesë e një grupi prej 10 miqsh që kishin shkuar në nju jork për të festuar përvjetorin e 30 të diplomimit të tyre nga një kolegj politeknik në qytetin qendror të Rozarios. Një prej viktimave, pronar i një kompanie hekuri, kishte paguar udhëtimin e miqve. Edhe ministria e jashtme belge ka konfirmuar tashmë se një nga viktimat ishte shtetas belg ndërsa për dy viktimat e tjera identiteti nuk është konfirmuar ende.
Top Channel