Nga 611 mijë kontrolle dhe rikontrolle të kryera në Shqipëri gjatë 2016, një e treta e tyre nuk e kanë marrë certifikatën e kontrollit teknik apo siç njihet ndryshe, kolaudimi mjetit.

Sipas ligjeve shqiptare, çdo mjet me rrota, që nga motoçikletat, autoveturat, kamionët, autobusët, rimorkiot, e deri tek mjetet teknologjike duhet që një herë në vit të kalojë këtë test teknik që shton sigurinë në rrugë. Sipas shifrave të referuara tek Ministria e Infrastrukturës nga koncesionari që kryen shërbimin e kolaudimit, përqindja më e lartë e ngelshmërisë konstatohet në kamionët deri 3 tonë e gjysmë.

Gati gjysma e tyre ka dështuar në test, ndërkohë më mirë duket se kanë dalë mjetet me dy rrota. Vitin që shkoi janë kryer rreth 400 mijë matje të emetimeve të gazrave të mjeteve rrugore me motor. Më problematike duken makinat me benzinë. Gati 27% e tyre kanë ngelur për tejkalim të normave të emetimit të gazrave.

Sipas raportit të ministrisë, faktori kryesor që ndikon në testimet e dështuara të emetimit është furnizimi me karburante të pakontrolluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA