Meta pret në takim ambasadorin turk

01/11/2017 17:09

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti këtë të mërkurë në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar.

Kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet tradicionale dhe të partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie në të ardhmen në të gjitha fushat me interes për të dy vendet dhe popujt tanë.

Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadrin e NATO-s dhe në atë të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA