Kundër Qeverisë.. dhe Athinës. PD i bashkohet protestës në Himarë

01/11/2017 15:02

Për demokratët, me dhunën ndaj banorëve në Himarë, qeveria synon të heqë vëmendjen nga çështja “Tahiri”.

“Sot Himara është alibi e dëshmisë për të fshehur Tahirin, pengmarrësin e Kryeministrit, skandalin Tahiri si një skandal që ka marrë peng shtetin dhe këtë qeveri. Sado që mundohen ti bien në qafë Himarës apo kujtdo tjetër për të fshehur banditizmin dhe përfshirjen e tyre në drogë dhe krim, e kanë të pamundur. Revolta popullore do ti marrë përpara”, shprehet Flamur Noka, deputet i PD-së.

Duke u ndalur tek objektet që u prishën në Himarë pavarësisht rezistencës së banorëve, Flamur Noka akuzoi sërish qeverinë se ndërtesat janë prishur me përzgjedhje.

“Këtu kemi objekte qindra vjeçare me hipotekë që janë prishur, atje matanë nuk prishen objektet e zyrtarëve të PS apo familjarëve të tyre. Dëshmitë janë të gjalla, por i bëj me dije KM dhe qeverisë që s’ka alibi që mund ti shpëtojë nga skandali dhe zhytja e tyre në krim”, thotë deputeti i PD-së.

Gjykata e Vlorës pas ankesës së banorëve, nxori një vendim për pezullimin e aksionit të IKMT ndërsa pritet që të qartësohet se kur do të prishet pjesa tjetër e objekteve që janë në plan për ti hapur rrugë kualifikimit urban të qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA