Gjykata e Lartë e Spanjës i ka kërkuar liderit të shkarkuar katalanas Carles Puigdemont dhe 13 pjestarëve të tjerë të qeverisë së tij të përmbysur të paraqiten pranë saj më vonë gjatë javës.
Atyre u janë dhënë edhe tre ditë afat për të paguar 6.2milionë euro, shumë kjo e konsideruar e nevojshme për të mbuluar detyrimet e mundshme. Thirrja e gjykatës vjen vetëm dy ditë pasi Prokurori i Përgjithshëm spanjoll deklaroi se do të ngrejë ndaj tyre akuza që përfshijnë edhe rebelimin.
Ish presidenti katalanas ndodhet aktualisht në Belgjikë së bashku me disa ish ministra të tij nga ky deklaroi më herët se nuk ka ndërmend të kërkojë azil politik. Në Barcelonë, njerëzit mendojnë se Puigdemont duhet të paraqitet në gjykatë.
“Ai duhet të shkojë sepse ky është një vendim që i prek të gjithë katalanasit. Puigdemont duhet të përballet me pasojat e veprimit të tij. Ai duhet të shkojë në Madrid bashkë me ekipin e vet”, thotë një banor.
Pas depozitimit të kërkesës nga kryeprokurori Jose Manuel Maza i takon gjykatës të ngreje akuza kundër udhëheqësve të Katalonjës që drejtuan lëvizjen për shkëputjen nga Spanja. Më e rënda e akuzave në fjalë, rebelimi ndaj shtetit, bart një dënim maksimal prej 30 vitesh heqje lirie.
Top Channel