Transgjinorët në ushtri, Trump nuk mund t’i pengojë

31/10/2017 03:24

Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të mund t’i pengojë transgjinorët të shërbejnë në forcat e armatosura amerikane.

Një gjykatëse federale e Washingtonit bllokoi përpjekjen e Shtëpisë së Bardhë, për të anuluar një normë të kërkuar nga Obama në 2016-ën, e cila lejon transgjinorët të shërbejnë në ushtri.

Pasi njoftoi qëllimet për të përmbysur vendimin e Obamës, në muajin gusht presidenti Trump firmosi një memorandum drejtuar krerëve të ushtrisë, duke i kërkuar atyre të mos pranojnë rekrutë transgjinorë.

Ai ndaloi gjithashtu përdorimin e fondeve qeveritare për ndërhyrje të ndryshimit të gjinisë për personelin, përveçse në rastin kur procedurat kishin nisur. Pjesëtaret transgjinorë të ushtrisë ankimuan vendimin, me pretendimin se politika e Trumpit shkelte të drejtat e tyre kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA