Skandali me filtrat e ujit, në vend të pastrimit e ndotin ujin

31/10/2017 19:05

Fiks Fare do të sjellë sonte një rast flagrant të mashtrimit të konsumatorit me filtrat e ujit.

Disa kompani që shesin filtra për të pastruar ujin e rrjetit nga mikrobet dhe metale e rënda, në të vërtetë kryejnë funksion të kundërt.

Nëpërmjet procesit të elektrolizës këto kompani nxjerrin ujin e distiluar si ujë të pijshëm.

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë me inspektorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë kyer analiza të ujit që kalon në filtrat e tre prej këtyre kompanive. Pas analizave, uji i filtruar ka dalë disa herë më i ndotur sesa uji i rrjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA