Në një reagim të parë të qeverisë greke për prishjen e ndërtesave në Himarë, zëdhënësi i saj Dhimitris Tzxanakopoulos i pyetur në një konference shtypi për gazetarët sot në mesditë në Athina ka deklaruar:
“Ndjekim me shumë vëmendje ngjarjet në Himarë dhe qeveria greke po punon për mbrojtjen si të minoritareve ashtu dhe të të drejtave të pronës të minoritetit grek në Shqipëri. Iniciativat që ka marrë Ministria e Jashtme greke për mbrojtjen e këtyre të drejtave mbi pronën të minoritareve janë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme”.
Ndërsa pritet edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme greke, prishja e ndërtesave sot në Himarë dhe fotografi nga operacioni janë pasqyruar edhe në disa media greke.
Siç thekson gazeta Proto Thema, “sistematikisht kohët e fundit, janë shënjestruar nga regjimi i Ramës dhe janë shkatërruar shtëpi të homogjenëve, me qëllim që t’i privojnë ata nga burime financiare dhe t’i detyrojnë të largohen nga Himara, në kuadrin e një plani për reduktimin demografik të popullsisë minoritare që përbën shumicën.
Top Channel