Pas bojkotit që opozita i bëri projektbuxhetit të viti 2018, ka reaguar Petrit Vasili. Ai thotë se në mënyrë normale, opozita nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë në këtë shqyrtim për arsye madhore, sepse shteti është i kapur.
“Është bërë njësh qeveria me trafikun e drogës dhe me trafiqe të tjera por arsyeja themelore është se ky kryeministër dhe kjo qeveri nuk ka të bëjë me asgjë me merakun e qytetarëve. Foli për bojkot të qeverisjes. Nuk kam parë më qesharak kolegët e Rilindjes sesa kaq”.
Vasili publikoi edhe një dokument, ku thotë se Edi Rama është bojkotuesi më i madh. “Jua tregoj se kush bojkoton. Ja dokumenti kryesor që Kryeministri firmos në një vend. Më i rëndësishmi i demostrimit të politikave qeveritare nuk është firmosur nga Edi Rama. Ky është bojkotuesi i madh. Kjo tregon neverinë e madhe që ka ai për popullin e vet. Nuk kemi parë dhe as kemi për të parë një bojkotim që një kryeministër i bën qeveritarëve. Kur ky bojkoton dokumentin e qeverisë së tij, mos ne kemi detyrë t’i bëjmë fresk?! Këtij që nuk ka kohë të të firmosë, të merret me këtë dokument? Orë të tëra i caktoi vetes se sa mirë është të mbrosh trafiqet, sa mirë të dekorosh sallën e Kryesisë, por bojkoti më i madh është ky: Ky dokument nuk është i Kryeministrit tuaj.
Ai nuk di gjë fare se çfarë është shkruar këtu. Mos e merrni seriozisht. Nuk do të gjeni rast tjetër se sa i përgjegjshëm është. Këtu janë të shpërndara gjaku dhe djersa e mijëra bizneseve dhe ky efendikoi nuk ka kohë fare të merret me këtë. Ky bojkot që Kryeministri i ka bërë Buxhetit të shtetit është më i rrezikshmi, se ai nuk e ka fare në llogari popullin e tij”, tha Vasili.
Top Channel