Belsh, kërcënohet kryebashkiaku: 300 mijë euro dhe leje për ndërtim
31/10/2017 17:41
Kryetari i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani është kërcënuar me jetë për shkak të detyrës.
Ai ka denoncuar shtetasin Rajan Tafani se e ka kërcënuar me pistoletë, i ka kërkuar 300 mijë euro dhe një terren për të ndërtuar buzë liqenit të Belshit.
Një vit më parë, atij i është prishur lokali në qendër të Belshit, pasi prekej nga projekti për rikualifikimin urban të kësaj zone. Por, edhe pse është kompensuar nga Ministria e Financave së bashku me 30 persona të tjerë, duket se nuk ka qenë i kënaqur.
Policia e shoqëroi Rajan Tafanin, i cili, edhe pse ka të njëjtin mbiemër me kryebashkiakun e Belshit, nuk ka lidhje gjaku me të.
Top Channel