Kabul, kamikazi 13-vjeçar vret 8 persona

31/10/2017 18:34

Të paktën 8 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, si pasojë e një sulmi kamikaz në qendër të Kabulit.

Zyrtarë të policisë afgane thanë se kamikazi ishte 12 apo 13 vjeç, një tjetër tregues se çfarë është në gjendje të bëjë Shteti Islamik, i cili mori përsipër sulmin.

Autoritetet lokale thanë se bilanci makabër është ende paraprak e pritet që të përkeqësohet, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje serioze.

Agjencia e lajmeve “Reuters” njoftoi se numri i viktimave në vendngjarje dukej më i lartë, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ky është sulmi i radhës kamikaz në kryeqytetin Kabul, për më tepër në zonën e gjelbër, ku pavarësisht përforcimit të masave të sigurisë, kjo e fundit nuk është përmirësuar aspak.

Në maj, një bombë e fuqishme vrau më shumë se 150 persona në qendër të Kabulit, fare pranë Ambasadës së Gjermanisë. Me gjithë instalimin e kamerave për kamionë, barrierave prej betoni dhe postblloqeve, sulmet në zonën diplomatike të Kabulit vazhdojnë të ndodhin, duke treguar qartë se militantët kanë njerëzit e tyre edhe brenda forcave afgane të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA