Gruaja dhe djali i Escobar në hetim për pastrim parash

31/10/2017 13:21

E veja dhe djali i lordit famëkeq të drogës, Pablo Eskobar, janë nën hetim nga autoritetet argjentinase për pastrim parash.

Sipas mediave lokale, një qytetar kolumbian, i lidhur me kartelin Medellin të Eskobarit, është marrë me pastrimin e parave përmes një projekti me pronat e patundshme në të cilin bënte pjesë e veja e Eskobarit, Maria Isabel Santos dhe djali, Sebastian Marroquin. Santos dhe Marroquin, kanë marrë një komision mbi paratë që pas transaksioneve, pastroheshin.

Njësia argjentinase e informacioneve financiare ka kërkuar një hetim mbi të venë dhe djalin e Eskobar pas një kërkimi në shtëpinë e një tjetër të dyshuari, Mateo Corvo Dolcet, ku gjetën prova që rëndonin mbi ta. Bashkëshortja dhe djali i Eskobarit janë vendosur në Argjentinë dhe kanë marrë identitete të reja pas vdekjes së tij në 1993.

Pasuritë e kartelit llogaritet të shkonin mbi 1 miliardë dollarë në kohën e aktivitetit të tij. Gruaja e Eskobarit dhe djali i tij pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë para nga aktivitetet e kartelit. Familja e tij, ndërkohë së fundmi ka botuar libra dhe një linjë veshjesh bazuar tek lideri i kartelit famëkeq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA