Basha: Reformë zgjedhore tërësore, të nisë nga puna
31/10/2017 12:22
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR në vendin e tonë.
Lulzim Basha ka theksuar edhe një herë se reforma zgjedhore është prioritet për Partinë Demokratike.
“Reforma zgjedhore është prioritet për PD, duhet të nisë puna menjëherë. Votimi dhe numërimi elektronik, kërkesa dhe kushti parësor i opozitës. PD kërkon me ngulm një reformë zgjedhore tërësore”, tha Basha.
Top Channel