Kryetari i Partisë Demokratike, me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan se politika e Edi Ramës është krimi, ndërsa thotë se kjo politikë ka mbyllur 30 mijë biznese.
“Politika e Edi Ramës është krimi dhe droga. Është politika e tij që ka çuar 30 mijë biznese drejt falimentimit, mbylljes së mijëra vendeve të punës, rritjen e çmimeve dhe zhytjen e shqiptarëve në varfëri. Politika e Ramës bëri që 30% e familjeve shqiptare nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve, 39% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojnë dot ngrohjen për fëmijët”, thotë Basha.
Ndërkohë më tej, Basha thekson se beteja e opozitës është dekriminalizimi i shtetit. Ai thotë se opozita është në krahun e njerëzve.
“Beteja jonë për dekriminalizimin e shtetit, për vënien para drejtësisë të Saimir Tahirit si mbështetësi dhe përfituesi i trafikut të drogës është sot beteja me jetike për shqiptarët. Sepse krimi ka kapur shtetin, varfëria dhe mjerimi ka pushtuar anembanë vendin, papunësia dhe pamundësia po shtyn drejt emigrimit mijëra të rinj e intelektualë. Opozita është në krahun e njerëzve. Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi; janë problemi dhe jo zgjidhja”, shkruan Basha.
Top Channel