Stuhia “Herwart” kaos dhe viktima në Europë

30/10/2017 10:56

Stuhia “Herwart” ka shkaktuar kaos në pjesë të ndryshme të Europës veriore e asaj qendrore duke vrarë të paktën 6 persona në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

Erërat e forta që janë përplasur mbi Evropën veriore dhe qendrore të dielën i kanë marrë jetën dy personave në Poloni, dy në Republikën Çeke dhe një në Gjermani.

Trafiku hekurudhor në një pjesë të madhe të Gjermanisë është pezulluar edhe të hënën. Në Republikën çeke, erërat mbërritën shpejtësinë e 180km/h, e regjistruar kjo në malin më të lartë të vendit, Snezka.

Viktimat në Poloni dhe Republikën Çeke humbën jetën nga pemët e shkulura me rrënjë. Stuhia po ashtu ndërpreu energjinë elektrike për mijëra çekë dhe polakë.

E përditshmja gjermane Bildt, raportoi se një 63-vjeçar gjerman ishte mbytur në një zonë rurale në Saksoninë e Ulët, si rezultat i stuhisë. Deutsche Bahn, operatori i hekurudhave gjermane, foli për dëme domethënëse në trajektoret kryesore.

Sipas kompanisë, trafiku në shumë linja në Gjermaninë veriore dhe qendrore do të mbetej i pezulluar edhe të hënën. Vendimi ka bërë që me mijëra udhëtarë të mbeten të bllokuar dhe të ndërpritet aksesi hekurudhor në qytete si Bremen, Hamburg, Berlin, Hanover dhe Kiel. Kjo prej edhe trajektoret e shumëfrekuentuara si ajo nga Frankfurti në Berlin dhe nga Dortmundi në Hamburg.

Në republikën ceke era ka bërë që shumë pemë të bien. Një person humbi jetën pasi u godit nga një prej tyre në një qytezë në veri të vendit. Edhe një grua tjetër raportohet të ketë humbur jetën. Moti vonoi po ndali trafikun në disa linja hekurudhore dhe ngadalësoi po ashtu edhe trafikun rrugor.

Kopshti zoologjik i Pragës u mbyll për shkak të erës së fortë, sidoqoftë, aeroporti i qytetit mbeti i hapur. Një gazsjellës është dëmtuar në anën tjetër në Poloni, në terminalin e gazit të lëngshëm natyror në portin e Svinoujcit. Një zëdhënës i operatorit të gazsjellësit tha se kishte një rrjedhje të vogël por jo dëme të mëdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA