Rilidhën energjinë, procedim penal 14 abonentë debitorë
28/10/2017 12:01
14 abonentë të OSHEE-së janë proceduar penalisht në Shkodër, pas kontrolleve të vazhdueshme tek abonentët debitorë, të cilët kanë rilidhur energjinë pas ndërprerjes.
Ata akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe mosrespektim të kontratës me OSHEE-në
“OSHEE apelon abonentët debitorë, pa asnjë dallim, te gjejnë zgjidhje ligjore duke ju drejtuar Kujdesit ndaj Klientit dhe të lidhin aktmarrëveshje me këste lehtësuese. Kjo është forma e respektimit dhe zbatimit të ligjit, dhe jo vjedhja me linja të dyta, rilidhjet apo cenimi i matësit. OSHEE vijon kontrollet sipas programit të punës dhe nuk do të ndalet para çdo rasti që shkel ligjin”, bën thirrje OSHEE.
Top Channel