Dy policë të plagosur, 8 autovetura dhe një furgon të djegur është bilanci i përleshjeve gjatë natës në rrugët e kryeqytetit grek Athinë.

Sipas policisë, persona ende të pa njohur për të cilët policia thotë se janë anarkistë, sulmuan fillimisht një patrullë policie në lagjen “Eksarxia” me gurë dhe kokteile molotov.

Sulmi ishte mirë koordinuar, me grupe të vogla anarkistësh, të cilat dilnin nga rrugicat e lagjes rebele, sulmonin forcat e policisë që patrullojnë në kufijtë e lagjes dhe zhdukeshin brenda saj.

E njëjta skenë u përsërit në të njëjtën kohë edhe në zonën e kampusit universitar të Athinës në lagjen “Zografo”.

E pa mundur të ndërhyjë në brendësi të “Eksarxias”, por edhe në “Zografo” policia u mjaftua në përdorimin e gazit lotsjellës dhe granatave shpërthyese.

Prej përleshjeve që zgjatën për gati dy orë, 8 vetura të banorëve dhe një furgon u dogjën plotësisht.

Dëmtime pësuan dhjetëra vitrina dhe automjete, ndërsa dy policë të ndërhyrjes së shpejtë u dërguan në spital me plagë nga gurët e lëshuar prej anarkistëve.

Policia u mjaftua me ndalimin e tre te dyshuarve, 20, 21 dhe 26 vjeç, ndaj të cilëve ka pak gjasa të ngrihen akuza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA