Ora e Paul Newman shitet për 17,8 milionë dollarë

28/10/2017 22:59

Një orë dore Rolex që i përkiste yllit të ndjerë të hollivudit, Paul Neman u shti për një shifër rekord në një ankand në Nju Jork, duke u bërë ora më e shtrenjtë në histori.

Rolexi Daytona, i cili ju dhurua Newmanit nga gruaja e tij Joanne Woodward në vitin 1969 kur xhironin bashkë filmin Ëinning, u shit për 17,8 milionë dollarë. Ora e çmuar u i shkoi një blerësi anonim që ofertën e tij e bëri përmes telefonit, siç ndodh shpesh në raste dhe shifra të tilla.

Ora ishte nxjerrë në shitje për 1 milion dollarë dhe organizatorët e ankandit thanë se shpresonin që të arrin në vlerën 5 milionë, por kurrë nuk do ta mendonin që do të thyenin një rekord. Në filmin Winning, Paul Newman luante rolin e një piloti garash dhe më vonë, kur u apasionua vërtetë pas këtij sporti, përdorte rolexin që të maste kohën në pistë, një detaj që padyshim i shtoi vlerë orës. Sigurisht pa harruar faktin që ende sot e kësaj dite ora punon në mënyrë perfekte.

Një pjesë e shifrës së shitjes së orës do t’i shkojnë fondacionit Paul Newman për bamirësi. Aktori i famshëm ndërroi jetë në moshën 83 vjeçare në vitin 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA