Nis rikonstruksioni i rrjetit ujësjellës në “Mihal Grameno”

28/10/2017 09:55

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm në rrugën “Mihal Grameno” në kryeqytet.

UKT ka nisur punën për ndërtimin e një tjetër linje të re ujësjellësi që do të ndikojë për të rritur më shumë kapacitetin dhe cilësinë e shërbimit tek banorët e zonës.

Kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se përmes një plani ambicioz investimesh, Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë brenda 5 viteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA