Misioni në Egje, Xhaçka: Përkrah NATO-s edhe vitin tjetër

28/10/2017 17:10

Zgjatet misioni i Forcës Detare shqiptare në operacionin e NATO-s në detin Egje. Gjatë vizitës së punës në Komandën e Forcës Detare në Durrës, ministrja e Mbrojtjes, OltaXhaçka ka bërë të ditur se misioni, i parashikuar për t’u mbyllur në fund të këtij viti, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Një vendim i tillë, sipas ministres së Mbrojtjes, lidhet me rezultatet shumë pozitive që ekuipazhi shqiptar i anijes “Oriku” ka shënuar gjatë këtij viti kontribut në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Egje.

“Pak ditë më parë i kemi konfirmuar Aleancës se djemtë dhe vajzat shqiptare do të vazhdojnë të patrullojnë në detin Egje edhe për 12 muaj të tjerë, për të shpëtuar të tjera jetë njerëzish si ata 700 emigrantë sirianë që i zbritët shëndosh e mirë në breg, apo të tjerë që do të kenë të njëjtin fat të mirë, përmes kontributit të ushtarakëve që valëvisin flamurin shqiptar në ujwrat ndërkombëtare”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Në fund të muajit nëntor, drejt detit Egje do të niset anija e dytë e Flotës Detare, e cila do të zëvendësojë “Orikun”. Për ministren e Mbrojtjes, një tjetër lajm i mirë është pajisja e të 4 anijve të patrullimit me sistem të ri armatimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA