Lumi Erzen është kthyer në depon më të madhe të mbetjeve spitalore.
Prej vitesh me ligj, të gjitha spitalet dhe klinikat, paguajnë kompanitë e zgjedhura nga institucionet shtetërore të shëndetësisë, të bëjnë asgjësimin e mbetjeve spitalore.
Por pavarësisht ligjit dhe fondeve që shpenzohen, mbetjet spitalore përfundojnë në Erzen. Pjesa më e madhe e tyre shkon atje prej lumenjve që kalojnë nëpër Tirane. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi e pa nga afër krimin mjedisor.
“Një paralajmërim u dha për të gjithë shkelësit e ujërave në vendin tonë dhe konkretisht 800 bizneset të cilat nuk respektojnë kontratat e tyre dhe lejet mjedisore gjatë ushtrimit të aktivitetit buzë lumenjve”, tha z. Klosi.
Klosi tha se ndotjen në Erzen nuk e shkaktojnë banorët e zonës dhe se ndotësit do të ndëshkohen.
“Ndotësit do të ndëshkohen maksimalisht pasi krimet mjedisore janë krimet më të egra ndaj shoqërisë”, tha ministri.
Top Channel