Kryeministri spanjoll mund të kishte shpresuar se paralajmërimi i Katalonjës për mos shpalljen e pavarësisë do të mjaftonte. Tani, ai duhet të çojë deri në fund atë që kishte premtuar, vendosjen e sundimit direkt, pavarësisht se është i vetëdijshëm për rreziqet.
Mariano Rahoi argumenton se separatistët katalanë nuk i lanë atij asnjë zgjedhje. Ai duhej të vepronte, të rikthente rajonin në ligjshmëri, sipas këndvështrimit të madridit. Por, e gjithë kjo do të jetë komplekse dhe jo pa rreziqe.
Ndaj, Rahoi apeloi për qetësi në Spanjë pas votës së katalanasve për pavarësinë. Ai po vepron me mbështetje të gjerë, ndër partiake dhe të publikut. Në Madrid, njerëzit kanë filluar të valëvisin flamuj kombëtarë spanjollë nga dritaret dhe ballkonet e tyre, për të treguar mbështetjen për mbajtjen e vendit të bashkuar.
Sidoqoftë, ka edhe disa njerëz që tregojnë simpati për kauzën katalane, kryesisht për shkak të qëndrimit të policisë gjatë referendumit. Por, akoma më të zëshme janë thirrjet për të përndjekur ata që po shtyjnë për pavarësi, një lëvizje, për të cilën shumë spanjollë, ashtu si edhe qeveria e tyre, janë të bindur se është e paligjshme.
Top Channel