Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri po inspekton godinat arsimore dhe në shkolla dhe konvikte në Durrës nuk kanë kanë asnjë standard sigurie në rast zjarrit.
Në shumë shkolla rrjeti elektrik është i amortizuar, ndërsa sistemi i diktim-sinjalizimit mungon. Edhe shkallët e emergjencës mungojnë në çdo shkollë publike me përjashtim të gjimnazit “Naim Frashëri”.
Në të tilla kushte shërbimi i zjarrfikësave në Durrës po punon për ndërgjegjësimin e nxënësve, po dhe angazhimin e tyre në situata emergjencë.
“Do të vazhdojmë sensibizimin edhe në shkollat e tjera të qytetit të Durrësit, pasi kërkojmë të ndërgjegjësojmë moshën e re për ngritjen e grupeve vullnetare nga të rinjtë në mënyrë që t’u vijnë në ndihmë qytetarëve, komunitetit në raste emergjence, në bashkëpunim me strukturat zjarrfikëse”, deklaron, Adriatik Velaj, shef i shërbimit zjarrfikës Qarku Durrës.
Përtej demonstrimeve të mirëpërgatitur deri në detaje, në realitet zjarrfikësit përballen me një sërë problemesh duke nisur që nga ndërhyrjet e paligjshme të banorëve nëpër lagje që kanë ngushtuar rrugë e rrugica duke vështirësuar mbërritjen deri te objektet në flakë.
Top Channel