“Lady in Pink” kundër kancerit të gjirit

27/10/2017 11:59

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me Fatilda Smajlaj organizon këtë të premte aktivitetin “Move to Give; Lady in Pink”.

Qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi i grave dhe shoqërisë për kërcënimin kancerit të gjirit, një sëmundje vdekjeprurëse nëse nuk parandalohet.

Eventi organizohet në Parkun e Liqenit te Fushat Multisportive dhe nis në orën 18.00 dhe do të zgjasë dy orë rresht.

“Party in Pink” është një lëvizje globale dedikuar femrave për luftën kundër kancerit të gjirit.

Objektivi i këtij aktiviteti është socializimi i femrave nepërmjet kërcimit, ritmeve zumba, duke ҁliruar energjitë negative dhe duke krijuar nje gjendje shpirtërore plot pozitivitet ku ndjeshmëria e shoqërisë dhe mbështetja e institucioneve të hapë një dritare shprese.

Move to give është pjesë e aktivitetit të miliona grave që kanë nevojë për suport dhe e milionave të tjerave që mund ta parandalojnë në kohë. Tirana është pjesë e kësaj lëvizjeje botërore për të dytin vit radhazi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA