Zerqani, pa ujë në mes të ujit

26/10/2017 14:59

Banorët e Zerqanit në Bulqizë jetojnë mes burimeve të ujit. Natyra është treguar bujare me zonën që jo më kot quhet edhe Grykë e Madhe, por uji prej vitesh mbërrin me vështirësi në rubineta. Në lagjen Katund banorët ankohen se nuk kanë ujë.

Banorët e zonës së rrethuar me të paktën 5 gurra kujtojnë 3 investime të bëra ne ujesjellsin fshatit, por ata fajësojnë zyrtarët e ish komunës për keqmenaxhim.

Jo rrallë tregojnë banorët, në tubacione ndërhyn kushdo ndersa depozita e ujit është e hapur dhe pa asnjë standart higjene.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA