Riatdhesohen 31 persona nga Franca e Belgjika, shkelën rregullat Shengen
26/10/2017 17:36
31 shtetas shqiptar janë riatdhesuar mbrëmjen e së mërkurë në Aeroportin “Nënë Tereza” nga Franca dhe Belgjika, pasi kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën Shengen.
FRONTEX në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, atë franceze dhe belge kanë organizuar fluturimin me avion për të riatdhesuar këta persona.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit paralajmwron të gjithë shtetasit shqiptarë të plotësojnë kriteret e lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian dhe se Shqipëria është një vend i origjinës së sigurt dhe çdo tentativë për të shkelur rregullat e lëvizjes së lirë nga ana e shtetasve shqiptar, do të ketë pasoja për ta.
Top Channel