
Qeveria katalanase mbajti një takim emergjent të mërkurën pasi presidenti Carlos Puigdemont refuzoi një ftesë për të shpjeguar pozicionin e tij në senatin e Madridit, një tregues ky i qëndrimeve të ashpra të palëve në krizën më të rëndë politike në Spanjë që nga fundi i diktaturës së Frankos në 1975.
Lëvizja nga Puigdemont i ka mbajtur miqtë dhe armiqtë pezull, përballë pikëpyetjeve nëse ai ka si qëllim të shpallë njëanshmërisht pavarësinë ndërkohë që qeveria spanjolle përgatitet të vendosë sundimin direkt mbi rajonin që po tenton të shkëputet.
Ai po ashtu ka qëndruar i heshtur përballë zërave për të shpallur zgjedhje të reja në rajon, një lëvizje kjo që mund të shtyjë qeverinë e Madridit që të ngrijë për një kohë planet e saj për marrjen nën kontroll të institucioneve dhe policisë katalanase.
Ditët e ardhshme do të jenë thelbësore në betejën e vullneteve që pasoi referendumin për pavarësi të 1 tetorit, që Madridi e shpalli të paligjshëm ndërsa qeveria katalane tha se vulosi pretendimin e saj për shtetësi.
Top Channel