Tragjike në Itali/ Ishin duke bërë ski, dy alpinistët humbin jetën, dyshohet se… Të paktën 46 persona kanë humbur jetën, 46 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe 10 konsiderohen të humbur si pasojë e një seri shpërthimesh të ndodhura në një fabrikë fishekzjarresh në Indonezi.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 09:00 me orën lokale, në një kompleks industrial në lokalitetin Tangerang, në perëndim të kryeqytetit Xhakartë.
“Jemi ende duke evakuuar viktimat. Për momentin aty janë 46 trupa të pajetë”, ka deklaruar shefi i policisë lokale për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Ndërkohë, zjarri është vënë nën kontroll dhe të plagosurit janë dërguar në 3 spitale, ndërsa në vendngjarje ekspertë të policisë shkencore po bëjnë mbikëqyrjen për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.
Autoritetet thanë se shumica e viktimave u gjetën të bllokuar në një depo mbrapa fabrikës. “Viktimat nuk njihen, janë djegur tërësisht”, tha një zjarrfikës.
Top Channel