Ulliri i Beratit, me pak prodhim

25/10/2017 12:13

Bilca, vetëm 7 km nga Berati, është një nga fshatrat me sipërfaqen më të madhe të mbjellë me ullinj. Por, këtë vit prodhimi i ullirit të tavolinës është pakësuar.

“Ky prodhim nuk e mbulon investimin. Si kryefamiljar, unë nuk mbuloj dot shpenzimet e familjes. Nuk kemi asnjë asistencë. Ne sytë i kemi vetëm te ulliri, nuk kemi të ardhura të tjera”, thonë fermerët.

Dimri i ftohtë dhe vera e nxehtë ndikuan në kultivimin e ullirit, thonë fermerët, dhe të pafuqishëm përballë natyrës kërkojnë zgjidhje institucionale: subvencione dhe këshilla nga agronomët për ta përballuar më lehtë, qoftë edhe ndihmë në kthimin në normalitet të prodhimit të ullinjve të kësaj zone, një ndër varietetet më cilësore në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA