Siri, autobomba vret 10 ushtarë

25/10/2017 21:53

Të paktën 10 ushtarë sirianë dhe anëtarë të milicive besnike kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi i një autobombe të braktisur nga ISIS në periferi të Majadinit.

Bëhet fjalë për qytetin në lindje të vendit, që vetëm dhjetë ditë më parë forcat qeveritare ua morën nga duart xhihadistëve.

Sipas institucioneve të huaja që mbikëqyrin aktivitetet në Siri, 8 ushtarë dhe militantë të tjerë kanë mbetur të plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Majadin, qytet që ndodhet në lindje të provincës Dair az Zor, kishte qenë më parë një qendër e rëndësishme për mbledhjen e komandantëve dhe militantëve të ISIS, që arratiseshin nga qytete të tjera të marra nën kontroll nga trupat zyrtare siriane dhe irakene.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA