Kiev, sulmohet me bombë deputeti

25/10/2017 23:01

Të paktën një person ka gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë plagosur në një shpërthim që tronditi Kievin mbrëmjen e së mërkurës.

Dy prej të plagosurve janë figura të larta të politikës dhe jetës publike, njëri është deputeti Ihor Mosiychuk dhe analisti Vitaliy Bala.

Ministria e Brendshme vendase tha se të plagosurit po kurohen në spital.

Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një televizioni. Autoritetet deklarojnë se personi që ka gjetur vdekjen nga ky sulm është një i ri rreth 30 vjeç, që besohet se ka qenë truproja i deputetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA