Berisha: Sot, dita e turpit kombëtar
25/10/2017 10:51
Jashtë sallës së Kuvendit, ku po zhvillohet seanca për imunitetin e Saimir Tahirit, ish-kryeministri Berisha ka thënë se sot është dita e turpit kombëtar. Berisha ka deklaruar se vendi qeveriset sot nga një narko-mazhorancë.
“Parlamenti sot është i pushtuar fund e krye nga “Habilajt”. Një bandë që ka trafikuar me makinën e Tahirit, 3.5 tonë drogë në Itali, duke gjeneruar miliona euro, ka shndërruar në narko-mazhorancë Ramën dhe deputetët e PS-së. Nuk ka ditë më të turpshme të këtij Parlamenti, sot është dita e turpit kombëtar të këtij Parlamenti”, u shpreh Berisha jashtë Kuvendit.
Top Channel