Vjedh tarifat e shërbimit të pensionistëve, procedohet punonjësja e postës
24/10/2017 12:05
Punonjësja e postës së fshatit Pirg në Korçë do të procedohet penalisht në gjendje të lirë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet.
A. S., 35 vjeçe, nga Veliterna e Maliqit, përgjegjëse e zyrës së Postës në Pirg, dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nga tarifat e shërbimit të pensioneve së pensionistëve.
Top Channel