Në Nice të Francës, në qershor të 2016-ës, kur kamioni i drejtuar nga shtetasi tunizian goditi turistët, mes tyre kishte edhe shqiptarë.
“Njerëzit vraponin nga të gjitha anët, kishte gra shtatzënë. Ka trupa të plagosur, është një çmenduri”, u shpreh pas ngjarjes nga Nica Liliana Berberi.
Mes tyre ishte edhe një zonjë 60-vjeçare nga Tirana. Ajo është një prej të mbijetuarve të sulmit dhe trajtohet si i tillë edhe nga shteti francez. Sulmi në festën kombëtare të Francës vrau 84 njerëz. Për zonjën shqiptare ngjarja duket akoma sikur ka ndodhur dje.
“Përballë gjendemi me një kamion shumë të madh që vinte me shpejtësi dhe ku kishte grupe njerëzish drejtonte timonin”, shprehet Diana, e mbijetuara nga masakra në Nice.
Aktualisht zonja trajtohet për çrregullime të stresin pas traumës. Mjekimin e nisi që të nesërmen e tragjedisë. “Aksidenti ka ndodhur në orën 23:00 dhe në 08:00 të mëngjesit ishin hapur qendrat sociale, me psikologë dhe doktorë. Lajmet përsëriten dhe unë shpesh e fik televizorin dhe nuk e shikoj”, thotë e mbijetuara.
Mjekët psikiatër pohojnë se numri i personave që kërkojnë ndihmë për probleme të shëndetit mendor është dyfishuar për më pak se një vit. Vetëm në Poliklinikën Qendrore në Tiranë janë paraqitur mbi 8 mijë njerëz që kërkojnë mjekim.
Ne në numrin e regjistrit tonë jemi sot rreth 8 mijë persona që janë paraqitur për të marrë shërbim. Në vitin e kaluar, gjatë këtij 10 mujori ka 4 mijë të paraqitur”, shprehet Arjana Rreli, psikiatre.
Shoqëria shqiptare po përjeton probleme të thella të shëndetit mendor. Fakti që janë tabu bën që ne të shohim vetëm një të shtatën e ajsbergut, pohojnë mjekët psikiatër. Sipas tyre, në 2020, depresioni do të cilësohet sëmundja e shekullit, duke lënë në vend të dytë sëmundje kardiovaskulare.
Pavarësisht shumë fushatave ndërkombëtare dhe kombëtare sensibilizimi që synojnë ta trajtojnë shëndetin mendor si çdo sëmundje tjetër, rezultatet janë modeste. Shumë i mbajnë këto sëmundje i mbajnë sekret edhe nga familjarët më të afërt, por e mbijetuara e shqiptarëve të sulmeve të Nice-s duket se ka vendosur ta mund edhe stresin që ato ngjarje i lanë.
“Siç mjekohet stomaku, siç mjekohet zemra edhe truri duhet të mjekohet”, shprehet shqiptarja e mbijetuar e sulmeve në Francë.
Top Channel