Fitball, në formë falë një topi

24/10/2017 12:09

Palestra… është thjesht një top. Këtë herë nuk do të themi se gjimnastika është një aktivitet i lodhshëm, por që Fitball një top i madh me ngjyra me material PVC, mund të transformohet në aleatin më të mirë të formës sonë fizike.

Duke patur parasysh se mund ta shfryjmë e ta fryjmë sërish, është mjaft i mirë dhe për ushtrimet në shtëpi.

Fitball është një sferë shumë funksionale që shërben për të bërë ushtrime për tonifikimin dhe zgjatjen e muskulaturës, apo për të lehtësuar kyçet e përmirëson sensin e ekulibrit. Diametri i saj varion ng 45 në 75 cm dhe kushdo mund të zgjedhë përmasat sipas trupit. Për gjatësi nën 165 cm është i përshtatshëm diametri 45 cm, diametri mesatar prej 55 cm është i përshtatshëm për gjatësitë 165- 175 cm, ndërsa për ata që janë edhe më të gjatë fitball mund të ketë diametrin mes 65 dhe 75 cm.

Ideale, për të mësuar ushtrimet në mënyrë korrekte, është të kesh një udhëzim instruktori, pasi kjo lloj stërvitje ka të bëjë me paqëndrueshmërinë e ekuilibrit, dhe nëse nuk bëhen ushtrimet si duhet sjell lëndime. Ato duhet të kryhen ngadalë të ndërthurura me frymëmarrjen e rregullt.

Mes ushtrimeve të nevojshme është ajo për forcimin e muskujve të këmbës dhe abdominalin. Mund të nisni nga pozicioni shtrirë në tapet, vendosni topin nën vete, duke i vënë këmbët “në tavolinë, dhe lironi kokën dhe shpatullat. Ose, për ushtrime më intense, nisuni nga pozicioni shtrirë dhe vendoseni topin mes këmbëve deri në 90 gradë drejt tavanit dhe pastaj lëvizni ngadalë për tu ulur në tokë.

Fitball mund të përdoret edhe për ushtrimet e famshme “plank”, pozicioni i këmbëve të tendosura, me trupin paralel me dyshemenë, mbështetur në gishtat e këmbës dhe gishtat e duarve të mbështetur mbi top.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA