Shqiptarët po tentojnë të dalin jashtë territorit të vendit me dokumenta të falsifikuara me qëllim shmangien e refuzimit të kalimit si pasojë e shtimit të masave kundër azilit.
Shumica e tyre rezultojnë përsëritës, ndërsa vetëm në Aeroprtin e Rinasit, gjatë 2 muajve të fundit janë arrestuar 30 persona për falsifimim letërnjoftimesh e dokumentash, ndërsa 77 shtetas të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Ky fenomen ka shqetësuar edhe autoritet e huaja. Ambasadori Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman shkoi vetë në drejtorinë e Policisë së Dibrës, ku u kërkoi uniformave blu të punojnë më shumë për parandalimin e azilkërkimit.
Sipas tij shumë shtetas me dokumenta të falsifikuara, apo me pretendime si dhuna në familje e pretendime ekonomike po kërkojën azil në Britanine e Madhe.
Ndërkohë, që prej gushtit kur kanë hyrë në fuqi masat anti-azil u është refuzuar kalimi rreth 1200 shtetasve, 800 vetëm në aeroportin “Nënë Tereza “.
Më shumë se 30 shtetas të tjerë janë proceduar për braktisje të fëmijëve në zonën Shengen, ndërsa masat anti azil u ndërmorën pas marrëveshjes edhe me qeverinë franceze, pasi edhe ky shtet ka shprehur shqetësimin për numrin e lartë të azilkërkuesve.
Masat e marra nga Policia Kufitare po mbikëqyren nga 7 oficerë të misionit Frontex që mbërritën në Shqipëri në fillim të shtatorit.
Top Channel