Rusi, goditet me thikë në qafë gazetarja

23/10/2017 17:41

Një prezantuese e njohur radiofonike në Rusi ka përfunduar në spital pasi u godit me thikë në qafë, nga një person që hyri në dhomën e saj të lajmeve në stacionin “Ekho Moskvy”.

Gazetarja Tatyana Felgengauer nuk ndodhet në rrezik për jetën, ndërkohë që agresori i saj është arrestuar. Për momentin nuk dihen motivet e sulmit të tij, por policia dyshon se bëhet fjalë për konflikte personale.

“Ekho Moskvy” është një stacion radiofonik i pavarur që shpesh herë transmeton opinione kritike mbi politikat e Kremlinit. Duke cituar burime të informuara, organi mediatik në fjalë raporton se agresori është një shtetas izraelit.

Fillimisht ai spërkati me spraj djegës në fytyrë rojen e radios dhe më pas hyri brenda. Ai quhet Boris Grits. Policia ruse ka deklaruar se ai është një shtetas i huaj, i moshës 48-vjeçare.

“Hetimet paraprake tregojnë se veprimi ka në sfond motive personale”, ka thënë policia për agjencinë e lajmeve “Interfax”.

Së fundmi, një televizion shtetëror rus ka akuzuar “Ekho Moskvy” se punon për Perëndimin për të prodhuar propagandë anti-ruse.

Muajin e kaluar, një tjetër gazetare e kësaj radioje, Yulia Latynina, u largua nga vendi pasi u sulmua me spraj djegës në futurë dhe makinës së saj iu vu zjarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA