Alarmi, “Fake news” po kthehen në fakte

23/10/2017 13:54

Interneti e ka bërë shumë më të lehtë për këdo që të gjejë informacionin që i nevojitet, por vitet e fundit po abuzohet se tepërmi duke hedhur në rrjet edhe lajme jo korrekte dhe aspak të vërteta.

Por ndërsa ky problem është evidentuar prej kohësh, javët e fundit është vënë re diçka edhe më alarmante.

New York Times raporton se prej disa javësh reklame në të cilën jepen lajme jo të vërteta po shfaqen globalisht edhe në uebsajte serioze në të cilat merren jo pak herë edhe për bazë edhe nga vetë politikanët, si PolitiFact and Snopes.

Sipas këtij raporti reklamat i çojnë lexuesit në faqe të ngjashme me uebsajte të mediave të mëdha, si Vogue dhe People.

Një nga këta tituj është edhe “Melani Trump po largohet nga Shtëpia e Bardhë!”. Artikulli është i ngjashëm me lajmet standarde të uebsajteve, por kur klikohet të dërgon në një reklamë të një artikulli ushqimor apo kozmetik.

Edhe pse pas një viti Facebook dhe Google filluan një proces mbrojtjeje kundër lajmeve false ata po i promovojnë padashje përmes reklamave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA